Deklaratë për media e deputetit të PD-së Oerd Bylykbashi:

Sot mazhoranca socialiste, pasi e kaloi me nxitim në Komisionin e Ligjeve, voton kandidaturën e zotit Sokol Como si anëtar te Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Zoti Sokol Como, ish zëvendës ministër i Drejtësisë në kohën e qeverisjes socialiste, është rrëzuar më parë nga Parlamenti si kandidaturë haptazi politike, e cila do të cënonte pavarësinë e gjyqësorit nga politika.

Me votimin sot nga mazhoranca e verbër e votave, Kryeministri Rama po rikthen modelin e emërimeve politike në institucionet e drejtësisë. Ky është e vërteta e të ashtuquajturës Reformë e Drejtësisë që po trumbeton zoti Rama dhe të tijët: Jo pavarësia e gjyqësorit por kontrolli dhe nënshtrimi politik i tij përmes emisarëve të devotshëm të mazhorancës.
Kjo nuk është reformë. Ky është revansh ndaj institucioneve të pavaruara të Drejtësisë.

Duke denoncuar votimin e kësaj kandidature opozita është e vendosur qe të mbrojë me çdo çmim institucionet e pavarura dhe të ndalë këtë revansh për kapjen e institucioneve të pavarura që kanë si detyrë kushtetuese, kontrollin e pushtetit të qeverisë.