Silvi Bardhi, deklarata për media:

Me ndryshimet në arkivën qëndrore të shtetit, Kryeministri Edi Rama ka arshivuar një herë e mirë standartet kulturore, propagandën e tij për meritokracinë, dhe premtimet e tij për cilësi në qeverisje.

Askush nuk pret më që Kryeministri Rama të tregojë respekt për personalitetet si Nevila Nika, një historiane e njohur, ekspertja më e mirë e arkivave të vendit, zotëruese e 5 gjuhëve të huaja, dhe një punëtore e palodhur në këtë institucion prej më shumë se 35 vitesh.

Edi Rama i fshin me një të rënë të lapsit të tilla kontribute.

Por me emërimin që ka bërë, askush nuk pret më që Kryeministri të tregojë respekt për pasurinë shpirtërore të vendit, për dosjen e madhe të letrave shqipe, për margaritarin e arkivave të shtetit.

Kryeministri i ka zbritur standardet cilësore në nivelin 0, dhe ka treguar se nuk gëzon asnjë lloj ndjeshmërie ndaj institucioneve të veçanta si arkiva e shtetit.

Me mënyrën e shkarkimit, duke i dërguar dorazi zonjës Nika fermanin e zi, përmes zëvendësuesit të saj, zoti Rama ka konfirmuar dhe një herë largësinë e tij të madhe me etikën dhe respektin ndaj dinjitetit human.

Kryeministri po manifeston çdo ditë babëzinë barbare në kontrollin e cdo institucioni dhe është e qartë se personalitetet e shquara të vendit i bëhen atij pengesë në këtë ambicie të pafre.

Personalitete si Nevila Nika apo Zhani Ciko, i zënë rrugën projektit të kryeministrit për të sunduar kudo. Mediokriteti është i vetmi aleat që ai mund të ketë në rrugën e tij.