Fjala e deputetit te Partise Demokratike Edmond Spaho ne Kuvend: 
Seanca e sotme i kushtohet nje ceshtje shume te rendesishme sic eshte ajo e imunitetit te zyrtareve te larte. Prej shume vitesh vazhdon debati midis maxhorances dhe opozites ne lidhje me heqjen e imunitetit te zyrtareve te larte ne menyre qe ata te jene te barabarte para ligjit sikurse gjithe qytetaret e tjere. Ne rastin e Shqiperise heqja e imunitetit eshte pare edhe si nje mjet per te luftuar me me efikasitet korrupsionin gjate ushtrimit te funksioneve publike.
Kushdo do i jepte te drejte opozites qe ajo te insistonte ne qendrimin per heqjen e imunitetit te zyrtareve te larte. Eshte misioni me i larte i opozites qe te kerkoje qe qeveritaret ne rradhe te pare, por edhe sistemi i drejtesise, te jene sa me transparente dhe nen kontrollin direkt te qytetareve. Vetem ne kete menyre mund te kontribuohet ne permiresimin e qeverisjes dhe perdorimit te fondeve buxhetore si dhe ti sherbehet me mire dhe me me drejtesi te zgjedhurve.
Por ketu fillon cudia si edhe per gjera te tjera. Ajo qe kerkon prej vitesh qe te hiqet imuniteti i zyrtareve te larte eshte qeveria dhe ajo qe e kundershton me ngulm eshte opozita.
Ne te vertete opozita shqiptare prej vitesh eshte bere flamurtarja e rezistences per mos heqjen e imunitetit. Argumenti eshte qe pozita ka tere pushtetet ne dore dhe do abuzoje me perfaqesuesit e opozites dhe do i perndjeke politikisht.
Historia e perpjekjeve per heqjen e imunitetit nuk eshte e re. Ajo fillon qe ne kohen kur maxhoranca e sotme ishte ne opozite dhe beri propozimin e pare per heqjen e imuniteteve ne vitin 2003.
Ne vitin 2005 maxhoranca e cila doli nga zgjedhjet e pergjitheshme, ne respekt te perpjekjeve qe kishte bere per kete ceshtje kur ishte ne opozite dhe si tregues i qarte i vendosmerise per te pasur qeverisje sa me te mire dhe transparente ofroi te hiqej imuniteti i zyrtareve.
Ne ate kohe presidenti i vendit ishte ne marredhenie te veshtira me maxhorancen e re kurse prokurori i pergjithshem ishte nje i emeruar nga Partia Socialiste e cila sot e ka te zgjedhur ne forumet e saja te larta drejtuese. Per dejtuesit e sistemit gjyqesor te asaj kohe as qe behej fjale sepse te tere ishin zgjedhur nga nomeklatura e larte drejtuese e PS.

