Programi i PD
1. Lëvizja e lirë
Partia Demokratike premton heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian brenda vitit të parë të mandatit të dytë. Shqipëria ka plotësuar tre nga katër kushtet e BE-së dhe mbetet për t’u plotësuar pajisja e qytetarëve me kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike.
2. Punësimi
Brenda katër viteve të ardhshme PD premton të punësojë 160 mijë qytetarë, nga 80 mijë që u punësuan në vitet 2005-2008. Fushat të cilat do të prodhojnë më shumë vende të reja pune do të jenë industria, bujqësia dhe ndërtimi. Më konkretisht:
- Gjashtë parqe industriale që do të ndërtohen, do të punësojnë dhjetëra mijëra qytetarë.
- Janë gati për t’u ndërtuar 320 hidrocentrale të reja.
- Biznesi i vogël do të ketë një zhvillim të madh.
- Do të bëhen privatizimet që të fuqizojmë biznesin e madh.
- Do të privatizohen të gjithë sektorët strategjikë.
- Shqipëria do të ketë revolucionin industrial më të fuqishëm dhe më të shpejtë.
- Shqipëria do të bëhet një nga vendet më të zhvilluara industriale, duke respektuar standardet më maksimale të mjedisit.
3. Infrastruktura dhe energjia
Deri në vitin e fundit të mandatit tjetër do të përfundojnë së ndërtuari ose së rikonstruktuari të gjitha akset kombëtare. Gjithashtu brenda vitit 2013 do të asfaltohen të gjitha rrugët e komunave drejt akseve kombëtare dhe të gjitha rrugët e fshatrave drejt qendrave të komunave. Çdo cep i vendit do të lidhet me Tiranën për jo më shumë se 2 orë e 30 minuta. Brenda 2 viteve përfundon lidhja energjetike me Kosovën.
4. Pagat dhe pensionet
Do të vazhdojë rritja e pagave dhe pensioneve. Nuk do të ketë pension në vend nën 100 dollarë.
5. Fshati
Rrugët e të gjitha fshatrave do të lidhen me komunat. Pensionet e fshatit do të barazohen me pensionet e qytetit. Do të rritet granti për fshatin. Do të investohet në sistemin e ujitjes. Ultësira bregdetare dhe kodrat do të jenë pjesë e projektit të ullirit.
6. Shëndetësia dhe arsimi
Shëndetësia do të jetë prioritet i mandatit të dytë të Partisë Demokratike. Do të rriten investimet në arsim.

