Demokracinë e bëjnë njerëzit

Partia Demokratike ka hedhur themelet e të gjitha proceseve modernizuese post-komuniste: të drejtësisë, pronës, sipërmarrjes, lëvizjes së lirë, rilindjes perëndimore të Shqipërisë. Ne besojmë se mirëqënia, e drejta, liria dhe demokracia janë të mira publike për të gjithë. Ne besojmë se liria e qytetarëve, liria më e madhe në familje, në institucione, në sipërmarrje, në punë, në shkollë e kudo tjetër, është çelësi i suksesit tonë kombëtar. Këto janë vlerat e ADN-së dhe të identitetit tonë si forcë politike. Me këto vlera  dhe përmes tyre fiton demokracia, fiton Shqipëria.

Sot Partia Demokratike përfaqësohet në qeverisjen lokale me 193 kryetarë bashkie dhe komunash dhe 1189 këshilltarë vendorë.

Ne nivel qëndror, Partia Demokratike përfaqësohet nga 45 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.

Strukturat e partisë në të gjithë vendin mundësojnë përfaqësimin e tyre. Njesitë organizative të PD janë seksionet, grupseksionet dhe Degët.

Organet qëndrore të Partisë Demokratike janë: Kuvendi Kombëtar,  Këshilli Kombëtar, Kryetari dhe Kryesia.